Sherri mes dy moderatoreve, Fiori dhe Rozana tregojnë për kohën kur nuk flisnin
Pëlqej
Tashmë të gjithë e kanë marrë vesh se Fiori Dardha në kohën kur u martua, me miken e saj prej 24 vjetësh, Rozana Radin nuk fliste ndaj edhe nuk e ftoi në dasmë.

Pikërisht për këtë të ftuara në “Thumb” dy moderatoret kanë zbuluar edhe arsyet pse.

Rozana: “Fiori nuk më ftoi në dasmë. Të them të vërtetën nëse Fiori do më sillte ftesë do shkoja por do rrija 5 minuta sa për t’ja plasur shpirtin dhe do ikja prapë. Kur e kam uruar kam qenë e sinqertë. Kam qenë aty në çdo gjë në jetën e Fiorit.”

Fiori: “Është e vërtetë nuk e ftova në dasmë por nuk ftova as motrën time në dasmë, as familjarët e mi sepse njerëzit e afërm nuk kanë nevojë për ftesë. Gjëja që më ka acaruar më shumë është dedikimi që më bëri në Instagram.

Motra ime u mallëngjye ndërsa unë u acarova sepse unë kam numër telefoni, s’ka pse më uron në Instagram. Sot më vjen keq por vendosa që jo. Mu duk shumë e padrejtë mënyra si shoqëria jonë u shkëput dhe u kris. E gjithë ajo që ndodhi ishte diçka e importuar.

U pajtuam për emisionin. Kemi një kontratë të gjatë dhe do të ishte mëkat i madh nëse do i jepnim fund për një tekë tonën.”
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori