Vëllezërit në Tepelenë bëhen makth i 32-vjeçares, e kërcënuan dhe tentuan t’i digjnin makinat

Dy vëllezër në Tepelenë kanë kërcënuar një 32-vjeçare.

Sipas kallëzimit të 32-vjeçares njëri nga vëllezërit e ka kërcënuar, ndërsa tjetri ka tentuar ri djegë dy makina në pronesi të saj.

Përr rrjedhojë policia ka nisur hetimet për dy vëllezërit, ndërsa njërin prej tyre e ka arrestuar.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja L. G., 31 vjeçe, se për motive të dobëta, është kanosur nga shtetasi B. Q., dhe se shtetasi K. Q. ka tentuar të djegë 2 automjete në pronësi të saj. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi./albeu.com/