“Sherri” me Roza Latin, reagon për herë të parë Aurela Hoxha
Roza Lati ishte e para që sulmoi në një intervistë, Aurela Hoxhën.
Ajo e akuzoi modelen se shkonte në pushime me paratë e të dashurit.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Aurela, e cila në një intervistë për “Gazeta Shekulli” ka treguar se nuk ka asnjë debat me të. Sipas saj debat quhet atëherë kur flasin dy njerëz, në këtë rast ajo nuk ka folur.

Ka treguar se i lë të lirë njerëzit të flasin e shkruajnë ashtu siç dëshirojnë. E ka krahasuar deklaratën e Rozës me komentet e ndjekësve në Instagram, që edhe pse ndonjëherë ofendojnë e sulmojnë, ajo s`i përgjigjet. Ndoshta këto fjalë të sajat do ta mbyllin këtë çështje njëherë e përgjithmonë. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2017, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori