Sherri me Kozeta Kurtin, Ronela i hedh benzinë zjarrit
Ronela Hajati vetëm pak kohë më parë, u shpreh se kishte shumë dëshirë të shkonte në Eurovision, por personat që përzgjedhin këngën fituese dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë.

Kundrejt kësaj deklarate reagoi shumë ashpër gazetarja Kozeta Kurti, pjesë e RTSH ku mbi të gjitha i kërkoi Ronelës që para se të fliste të mësonte etikën.

Ky sherr mesa duket është ndezur sërish nga ana e këngëtares.

E ftuar në ABC News Ronela ka deklaruar:

“Thjesht më është bërë një pyetje a do marr pjesë në “Festivalin e Këngës” dhe kam thënë që momentalisht nuk jam gati”.

Ndërsa është pyetur konkretisht për debatin me Kozetën në rrjetet sociale dhe Ronela ka shtuar:

“As nuk e di fare kush është dhe pse jeton, kështu që njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek”. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori