Sherri i bujshëm, Fero tregon si e sulmuan 4 personat e maskuar
I ftuar në “Xing me Ermalin” është reperi shumë i komentuar dhe shumë i pëlqyer nga të rinjtë, Fero.

Gjatë intervistës, Ermali e pyeti Feron nëse ka ndërmend të largohet nga kompania e cila e menaxhon atë, “On Records” dhe reperi u përgjigj se nuk ka arsye. Ndërkohë siç dihet, së fundmi Kida u largua nga “On Records” e për këtë arsye, Ermali e pyeti Feron nëse ajo dhe Rina kanë bërë sherr.

“Mos zihej me Rinën? Se femrat janë xheloze mes njëra-tjetrës. Ja erdhi Olimpia, u vesh mirë dhe e nxorri nga loja Kejvinën. Kur rrinte Olimpia si pjesa tjetër e orkestrës ishte gjithçka në rregull, shkonim mirë”, u shpreh Ermali duke shkaktuar të qeshura.

Megjithatë kjo ishte vetëm një shaka nga moderatori pasi Kejvina e ka thënë edhe vetë se arsyeja e largimit të saj është rikthimi në Itali ku do të angazhohet në një emision atje në një nga kanalet më të fuqishme italiane.
Shtuar më 24/03/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori