Isida Mollaymeri, balerina e cila është shquar gjithnjë për elegancën e saj, ka rënë në kurthin e kamerës së fshehtë të emisionit "ThumbON".
Gazetari Ronaldo Sharka e ka ftuar
Isidën për një intervistë në një
lokal. Aty ndodhej edhe aktori i "ThumbON" i cili ka luajtur rolin sikur është një fans i çmendur i Isidës. Fillimisht ai shihet t'i kërkojë balerinës të bëjnë një foto. Mirëpo teksa bëjnë foton
fansi e puth në qafë
Isidën pa aprovimin e saj, moment i cili e vendos në siklet balerinën.
Më pas
fansi ulet në tavolinën ngjitur dhe hedh fjalë provokuese. Nuk mbaron me kaq pasi më vonë në
lokal nis sherri kur
fansi pengon intervistën dhe insiston për më shumë mundësi njohjeje me
Isidën. Balerina tensionohet dhe largohet nga intervista.
Shtuar më 05/12/2019,
ora 10:53