Sherr mes Roza Latit dhe Luana Vjollcës?!
E ftuar në emisionin "Thumb", duket se Roza ka treguar detaje nga një sherr që ka pasur me moderatoren e njohur Luana Vjollcën. Duket se ky sherr nuk është bërë kurrë publik.

Duket se debati e ka pasur fillin e tij tek ikon Marilyn Monroe.

"Tani ti kur e fton personazhin të çmendur pas Marilyn Monroe, më veshin mua si Marilyn Monroe, marrin 5 modele si Marilyn Monroe dhe ti para se të ndizet kamera shan Marilyn Monroe, e shau, tha një llaf kështu...Më iku truri mua. Ia ktheva Luanës, siç unë di ta kthej.

Mua më thanë edhe stafi që Luana nuk ta tha me të keq. I thashë 'Po ti shan atë? Për ça kam ardhur unë këtu?' Por kur e fton tjetrin për personazhin e t'ja shash, ça pret ti?", u shpreh Roza. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori