Të mërkurën mbrëma është ndërprerë koncerti i Kidës,
Mozzik-ut dhe Getinjos në Podujevë, kjo pas një sulmi me
koktej molotovi.
Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ku dy persona kanë hedhur shishe me
koktej molotov, për të penguar
koncertin.
Mediat roze
shkruajne se bëhet fjalë për një reper të ri me emrin Read, i cili ka përdorur mjete të forta duke lënë dy njerëz të plagosur.
Mozzik dhe Readi janë përfolur për një konflikt gjashtë muaj më parë, pasi
Mozzik publikoi fotot e krahut të tij të lënduar. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2016,
ora 12:15