Sherr me Luana Vjollcën? Fifi sqaron përse iku nga Top Channel

Fifi ka sqaruar më në fund se përse u largua nga “Top Channel” edhe për ata që mendojnë se pati mosmarrëveshje me Luana Vjollcën.

Në një postim në Instastory, ajo u shpreh se kontrata me “Top Channel” ka qenë në shtator 2017 deri në qershor 2018 dhe se Luana ka marrë një tjetër këngëtare që ka kontratë vjeçare në televizion, shkruan Iconstyle.

Të gjithë ju që mendonit se ka një zënkë mes moderatores dhe këngëtares, tani e morët përgjigjen. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori