Sherr i madh mes Fatmës dhe Gjikos
Një nga gjërat e shumta që Fatma Methasani tha e ftuar në emisionin Thumb, ishte për sherrin që ka ndodhur mes saj dhe reperit Gjiko.

Ajo tha se reperi shkoi me vonesë në intervistë dhe tha disa gënjeshtra, të cilat ajo s’i honeps dot.

“Jo se ma ka sjellë në majë të hundës, por i vetmi me të cilin kam patur një përplasje pa bërë akoma intervistë dhe s’e kam bërë për këtë arsye, është Gjiko.

Unë dhe Gjiko kemi bërë një super sherr në korridoret e televizionit, saqë është trembur i gjithë stafi, se Gjiko më tha nja dy-tri gënjeshtra që ne që merremi me formate nuk i kemi qejf, madje m’u desh edhe të trilloja ca gjëra.

Kam thënë edhe në emision që Gjiko s’është i ftuar, sepse erdhi një orë me vonesë, ndërkohë që ne e prisnim.”

Megjithatë, thotë se i duket se tani kanë bërë paqe ose të paktën kështu mendon. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori