Shërohet nga koronavirusi, menaxheri i "Babastars" ka disa fjalë për të thënë (FOTO LAJM)

Me datë 17 Qershor menaxheri i grupit të njohur "Babastars", Dekorim Sahiti njoftoi se ishte infektuar nga Koronavirusi. Përgjatë këtyre ditëve ai ishte në izolim por në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot, përmes një njoftimi në rrjete sociale, Sahiti ka bërë të ditur se është shëruar nga Koronavirusi dhe i ka përfunduar ditët e vetë-izolimit. Ai ka falenderuar të shoqen për kujdesin dhe gjithë njerëzit që i ka pranë.

Menaxheri shprehet se jeta është sprovë dhe duhet të ballafaqohemi me të.

"Shoqëri e dashur...
Nga sot jam COVID Free
Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19. Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës. Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje. Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale. Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet. Nga sot mos u frigoni me më fol", ka shkruar Sahiti.

Shtuar më 29/06/2020, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori