LISTA/ Eliminatoret e Katar 2022, Deschamps lë jasht Giroud dhe fton Theon (FOTO LAJM)

Pas dy sezonesh në nivele të larta me Milanin në Serinë A, Theo Hernandez ia ka dalë të bindë trajnerin Didier Deschamps se e meriton një ftesë për në përfaqësuesen e Francës.

Tekniku i “gjelave” ka publikuar sot listën e futbollistëve që do të grumbullojë për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 në fillim të shtatorit, teksa mbrojtësi 24-vjeçar ka marrë për herë të parë ftesën për t’iu bashkuar përfaqësueses.

Ky do të jetë grumbullimi i parë i Francës pas një Europiani pa shkëlqim dhe pritet me mjaft interes reagimi në fushë i Kampionëve në fuqi të Botës, ndërsa risi në listën e Deschamps është edhe mungesa e sulmuesit Olivier Giroud e thirrja e mesfushorit të Romës, Jordan Veretout.

Franca kryeson grupin D të eliminatoreve me 7 pikë dhe do të luajë sfidën e parë ndaj Bosnjës & Hercegovinës më 1 shtator në Strasburg, më pas do të udhëtojë drejt Kievit për t’u përballur me Ukrainën më 4 shtator dhe tre ditë më vonë do të zbarkojë në Lyon për të pritur Finlandën.


Shtuar 26.08.2021 17:31