Shannen Doherty, një nga brunet më të bukura të Hollivudit po përballet me sëmundjen më vdekjeprurëse për femrat, kancerin në gji.
Aktorja i është nënshtruar prej disa kohësh kurave dhe që në muajin maj, mastektomisë por ajo shprehet që
akoma sëmundja nuk është larguar nga trupi i saj.
“Kam kancer të gjoksit, i cili ishte shpërndarë në nyjat
limfatike. Së fundmi, doktorët zbuluan se qelizat kancerogjene mund të jenë shpërndarë
akoma më tej, prandaj po bëj kimioterapi dhe pas saj do t’i nënshtrohem rrezatimit” është shprehur ajo në një emision ku është pyetur për shëndetin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2016,
ora 08:55