Ka nisur mbledhja e Sali Berishës me demokratët në turin e paralajmëruar kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij.
Nga videot e publikuara live bëhen me dije se sallë e Rogner është e tejmbushur me njerëz të cilët kanë shpërthyer në ovacione në momentin që Berisha ka mbërritur në selinë blu.
Të pranishëm në takimin me demokratët e Tiranës janë edhe figura të Partisë Demokratike, mes tyre Edi Paloka, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, edhe Bujar Nishani.
“O sali o hero gjithë Shqipëri, ty të do…”- shpërthyen në ovacione të pranishmit.
Ish-Kryeministri është shprehur se kjo lëvizje nuk synon krijimin e një Grupi të ri Parlamentar por kushdo, drejtues apo ish-drejtues të PD, mund t’i bashkohen. Këto takime do të bëhen kundër vendimit që kryedemokrati Lulzim Basha mori për përjashtimin nga grupi parlamentar.
FJALA E BERISHËS:
Foltorja është përpjekja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë.
Sot në parlament shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar, një ganster që nuk njeh normë nuk njeh ligj por ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Sot është një ditë jo fatkeqësi, por mynxyre kombëtare me betimin për herë të tretë tëEdi Ramës si kryeministri i vendit, pasi ai në tetë vite ka varfëruar shqiptarët të cilët tetë vite më parë kishin rrogat më të mëdha në rajon.
Sot paguhen 30% më pak se ata. Sot është një ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu qëm e vjedhjet, abuzimet në taksa e tatime, në koncensione, partneritetet publike e private ka shkaktuar dhe ka ngjirut vendin në çatinë e botës për korrupsion./albeu.com/