PSG dhe Argjentina arrijnë një marrëveshje në lidhje me Messin

Klubi francez dhe kombëtarja argjentinase kanë arritur në një marrëveshje në lidhje me minutat e lojës së Lionel Messi-t.

Messi ka munguar ndeshjet e fundit me PSG sepse pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes në Champions ndaj Leipzig. Edhe pse i dëmtuar trajneri Argjentinës e thirri Messin për të luajtur në ndeshjet e grupeve për “Qatar 2022”. Për këtë gjë drejtori sportiv i PSG, Leonardo, u shpreh i pakënaqur publikisht duke thënë se Messi është i dëmtuar e nuk duhej thirrur nga kombëtarja.

Scaloni e replikoi duke thënë se nuk kanë si qëllim të agravojnë situatën e sulmuesit por duke e studiuar nga afër situatën e tij do të arrinin në një përfundim e vendim. Tekniku Scaloni gjithësesi e ka mirëkuptuar shqetësimin e Leonardos dhe ka vepruar duke e aktivizuar Messin ndaj Urugait vetëm 20 minuta në fundin e lojës dhe duke i thënë që të mos rrezikojë shumë me ndërhyrjet e kundërshtarit.

Messi e nisi ndeshjen nga stoli duke bërë kështu herën e tij të parë pas 5 vitesh që e nis një ndeshje të kombëtares jo si titullar.

PSG tashmë pret që Messi të kthehet në formë fizike të mirë dhe nga ana tjetër Scaloni po e përgatit Messin të rikuperojë veten në 100% nga dëmtimi dhe të shpërthejë në supersfidën ndaj Brazilit./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 17:39