Sfida virale në rrjet: Vishni një jastëk në karantinë (FOTO LAJM)

Teksa të gjithë njerëzit qëndrojnë të vetizoluar, disa prej tyre kanë gjetur një sërë formash për t’u argëtuar dhe për ta bërë qëndrimin në shtëpi edhe më interesant.

Personazhet e njohur dhe kryesisht bloggeret kanë treguar tashmë për të gjithë sfidën më të fundit të ‘Instagram-it’. Angelina Kotorri, Sarah Berisha janë disa nga bloggeret që e “përqafuan” menjëherë këtë sfidë.

Të “veshësh” jastëkun e gjumit me një rrip në mes dhe çantën në krahë, është trendi më i fundit në rrjetet sociale.

Me jastëkët shumëngjyrësh, gotat e pijeve në duar, duket se kjo sfidë do të bëjë xhiron e rrjetit në ditët në vijim.

Më lart ju sjellim disa prej fotove më interesante, nga të cilat pse jo, mund të merrni një ide për pozën tuaj të radhës.
Shtuar më 10/04/2020, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori