Sezon i ri ndryshime të reja, Tv Klan mbyll dy emisione të njohura (FOTO LAJM)

Sezoni i ri televiziv që do të nisë këtë shtator pritet të sjellë ndryshime të mëdha në ekran.

Shumë programe do të zëvendësohen nga të tjera dhe disa prej moderatorëve do të ndryshojnë “shtëpi”.

“News.31” ka treguar se që prej shtatorit, “Tv Klan” do të mbyllë dy emisionenjohura.

Bëhet fjalë për emisionin “Ditë për ditë” të Alba Çobajt dhe “Sfida e gatimit” të dy shefave të kuzhinës, Alfios dhe Indritit.

Këto dy emisione zinin pjesën më të mirë të paradites dhe pasdites dhe ende nuk dihet se ç’programe të tjera janë menduar nga drejtuesit për të shoqëruar publikun gjatë këtyre orareve.
Shtuar më 11/08/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori