Ish-kryeministri britanik: Po ju rrëfej se si më gënjeu Putini (VIDEO)

Ish-kryeministri britanik David Cameron ka thënë se kanë ndodhur  të paktën dy raste gjatë gjashtë viteve të tij si kryeministër, kur presidenti rus Vladimir Putin e ka gënjyer. Në një intervistë për CNN, Cameron tha se në vitin 2014, lideri rus e gënjeu për praninë e trupave ruse në Donbas.

Cameron tha se ai gjithashtu gënjeu për fatin e fluturimit 17 të “Malaysian Airlines” që u rrëzua mbi Ukrainë në të njëjtin vit, sipas ish-kryeministrit.

“Këto ishin dy raste kur më kujtohet se pas bisedës, kontrollova faktet dhe dija se ai kishte gënjyer pa masë”, tha Cameron.

Duke folur për lëvizjen e Rusisë për t’u tërhequr pjesërisht nga Kyivi, Cameron shtoi: “Unë do t’i gjykoja sipas veprave të tyre, mos u besoni fjalëve të tyre”. /GazetaExpress/