Sërish tradhëti, Jay-Z dhe Beyonce të lumtur?
Sapo zërat qarkullojnë për tradhëti, një ditë më pas ata së bashku me vajzën shëtisin si një familje e bashkuar. Në fillim u hodhën hipoteza se Beyonce ishte ajo e cila e kishte tradhëtuar bashkëshortin, e ndërsa tashmë ky i fundit dyshohet se ka kryer të njëjtën gjë.

Të dy kanë larë hesapet me njëri-tjetrin, e ndërsa janë kthyer në nje burim informacioni për mediat rozë. Nëse pak kohë më parë flitej për këngëtaren, e cila kishte pasur një "flirt" me truprojën, tashmë është radha e reperit.

Ndërmjet tyre duket se është futur Rihanna, me të cilën Jay-Z ka pasur një "aventurë" të shkurtër. Ende nuk ka një konfirmim nga çifti në fjalë, e ndërsa mbetemi tek thashethemet. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori