Sërish ndryshime në look, çfarë bëri këtë herë Kida (FOTO LAJM)

Kida është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Këngëtarja e hitit “Deja Vu” tërhoqi vëmendjen me tatuazhin që ka realizuar së fundmi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kida tregoi se ka bërë tatuazh portretin e një tigri në dorën e saj të majtë duke treguar se i dedikohet personave që e urrejnë dhe si një “tigër” ata nuk mund ta mposhtin.

Ndërkohë, së fundmi Kida është shfaqur me një tjetër ndryshim në pamje. Pak kohë më parë, ajo surprizoi fansat duke u kthyer në bjonde, ndërkohë që së fundmi ka vendosur t’i bashkohet listës së personazheve që i kanë kthyer flokët në rozë. Këngëtarja ka postuar një video në Instastory, por duke mos zbuluar rezultatin përfundimtar.

Kujtojmë që kjo verë ka qenë për Kidën mjaft e suksesshme përsa i përket karrierës. Pavarësisht situatës prej pandemisë, Kida erdhi fuqishëm duke publikuar dy super projekte, që rezultuan shumë të pëlqyera. Së pari ishte dueti me Mozzik, e cila për shumë javë kryesoi si kënga më e dëgjuar, dhe më pas publikoi “Edhe Sa”, një projekt që gjithashtu u prit shumë mirë nga publiku.

Shtuar më 23/10/2020, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori