Sërish grushta për Justin Bieber, çfarë ka bërë tani?!
Pëlqej
Facebook Twitter
Justin Bieber është përfshirë sërish në një sherr me njerëz të panjohur por këtë herë ishte një akt heroik.

Në një festë të organizuar nga Patrick Schwarzenneger pas festivalit të “Coachella” këngëtari kanadez është grushtuar me një individ të dehur.

Personi i paidentifikuar u pa nga këngëtari duke kapur për fyti dhe kërcënuar një vajzë, në dukje ish të dashurën e tij. Justin është përpjekur të qetësojë situatën duke i kërkuar personit të bisedonin por ky i fundit është bërë agresiv.

Më pas Bieber e ka goditur me grusht në fytyrë që të lëshote vajzën. Burri i dehur pas ngjarjes është arrestuar ndërsa Justin Bieber menjëherë është shndërruar në hero.
Shtuar më 16/04/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori