Seriali më i shitur i vitit, “Sulltanesha Kosem”
Sulltanesha Kosem, serial i cili aktualisht po transmetohet në Tv Klan, është shpallur seriali më i shitur jashtë vendit për vitin 2017.

Që prej nisjes së transmetimit në kanalet turke, “Sulltanesha Kosem” ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në shumë shtete, përfshirë edhe Amerikën Latine e vendet e Ballkanit.

Tims Production, kompania e cila ka vendosur një standard të ri në serialet turke që me “Suejmanin e Madhërishëm” prodhoi serialin “Sulltanesha Kosem” në një shesh xhirimi gjigant prej 28 500 metrash katror.

Në ceremoninë e organizuar për të katërtin vit radhazi nga ana e Kuvendit të Eksporteve Turke (TIM) dhe Electro-Teknologjia Turke (TET), çmimin për serialin më të shitur jashtë vendit e tërhoqi një prej tri aktoreve që luan rolin kryesor në serial, Nurgul Yesilcay.

rolet kryesore në këtë seria luajnë edhe Hulya Avsar (Sulltaneshë Safia) dhe Beren Saat (Sulltanesha Kosem).
Superproduksioni i “Tims Production” ndiqet nga seriali “Kara Sevda” në vendin e dytë, me aktorët Burak Özçivit (Kemal) dhe Neslihan Atagül Doğulu (Nihan) në rolet kryesore.

Ndërsa në vendin e tretë renditet “Vatanim Sensin” me aktorët Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel në rolet kryesore.
/tvklan.al
Shtuar më 07/04/2018, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori