Merr fund armiqësia, Drake dhe Kanye West pajtohen pas 12 vjet diss-e dhe “përplasje”

Që prej vitit 2009, Drake dhe Kanye West kanë prishur raportet dhe kurrë më nuk janë parë bashkë.

Por, duket se hatërmbetjet dhe mëritë që kanë vazhduar për një kohë të gjatë mes reperëve mund të ketë marrë fund. Ye ka postuar një foto të re ku shihet me Drake dhe J Prince; mbishkrimi i saj është ’emoji’ i pëllumbit të paqes. Drake gjithashtu ndau një video me Ye dhe një tjetër me Dave Chappelle.

Në fillim të këtij viti, West i kishte dhënë mundësi për të bërë paqe Drake, si dhe e ftoi të bëhet pjesë e koncertit të tij të ardhshëm në Los Angeles, që mbahet më 9 dhjetor. Ky show ka për qëllim të bëjë thirrje për lirimin e Larry Hooverit, i cili aktualisht është duke i vuajtur gjashtë dënime të përjetshme në burg, nën akuzat e përfshirjes në grupe gangsterësh.

Megjithëse konflikti i tyre daton vite më parë në 2018, ai u rindez në fillim të kësaj vere kur Drake u shfaq në këngën me Trippie Redd “Betrayal”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest)


Shtuar 17.11.2021 15:38