Atentati jashtë lokalit te “Uji i Ftohtë”, i dyshuari ekstradohet nga Italia

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Italia pasi prej kohësh ishin në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Juljan Dama është ekstraduar nga Milano pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2018 ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “ Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Ndërsa shtetasi i dytë me iniciale G.D (Z) është ekstraduar sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me veprën penale “ Arrest me burg”.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me katër persona të tjerë kanë qëlluar qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grup personash, në një lokal në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Njoftimi i plotë i Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Falë bashkëpunimit me Interpol Roma janë ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018 është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës, Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente nga DVP Durrës janë sekuestruar rreth 302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Tmerruan


Shtuar 10.09.2020 10:18