Selena Gomez merr guxim, flet për problemet me shëndetin mendor


Siç dihet, Selena Gomez qëndroi për disa javë në spital si pasojë e krizës mendore që pësoi.

Por së funmdi ajo duket që e ka marrë veten dhe i është rikthyer jetës së saj publike.

Selena ka vendosur të sqarojë disa gjëra për të gjithë në emiisionin Elle.

“Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Dua të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm.” – rrëfen Selena për “Elle”.

Pas problemeve me shëndetin mendor, Selena i është përkushtuar vetëm punës dhe miqve të saj më të mirë.

“Unë dua të nxjerr jashtë më të mirën tek vajzat me koleksionin e ri. Unë ndjej pasiguri të gjithë kohës, ndihem e çuditshme. Të gjithë miqtë e mi janë pjesë e këtij projekti dhe kanë përmasa të ndryshme trupore. Është bukur t’i shoh të veshin gjërat që ndihen rehat. Unë nuk e di ku do të isha pa miqtë e mi. Më kanë shpëtuar jetën disa herë.” – tha Gomez.

Bashkëpunimi me markën e veshjeve sportive do të prezantohet më 12 dhjetor
Shtuar më 28/11/2018, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori