Zbulohen 5 bomba të pashpërthyera në gjermani, bëhet një nga evakuimet më të mëdha

Në qytetin Muenster në Gjermaninë Perëndimore janë zbuluar pesë bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore.

Operacioni për çmontimin e bombave kërkoi evakuimin e gjithë zonës Mauritz që shënoi dhe një nga evakuimet më të mëdhaja të shtetit gjerman, plot 16 mijë banorë të larguar brenda pak orësh nga qyteti.

Ekspertët me këtë masë u ndihmuan që të punojnë më me lehtësi, teksa u vendosën edhe disa konteinerë me ujë në tre vende që ishin të dizajnuar për të ndaluar valën nga një shpërthim i mundshëm i ndonjë prej bombave.


Shtuar 20.09.2020 20:45