Selena Gomez fshin foton e mbetur nga Justin Bieber
Marrëdhënia mes Selena Gomez dhe Justin Bieber ka qenë një nga më të diskutuarat në showbiz.

1 vit më parë ata i dhanë fund lidhjes së tyre dhe tashmë vazhdojnë jetën të ndarë. Së fundmi, Selena ka fshirë gjumët e fundit nga Justin Bieber, për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm nga jeta e saj. Këngëtarja ka fshirë foton e fundit të Justin nga "Instagrami", që e kishte publikuar në 2018-tën për ditëlindjen e tij.

Menjëherë pas këtij veprimi, fansat e Selena-s reaguan përmes postimeve në rrjete sociale për të mbështetur idhullin e tyre.

Kujtojmë se tashmë Justin ka nisur një jetë të re me Hailey Baldwin, me të cilën kurorëzoi dashurinë me martesë disa muaj më parë. Ndërsa Selena pas ndarjes nga Bieber pati probleme të shumta me shëndetin e saj mendor dhe për një kohë të gjatë qëndroi larg vëmendjes mediatike.
Shtuar më 10/06/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori