Gjendet një grua e pajetë në Peqin, e hedhur në kanal

Një e moshuar është gjetur pa shenja jete përballë një kantieri ndërtimi në Peqin gjatë së hënës. Dyshohet se 81-vjeçarja M. T., është mbytur në një kanal vaditës.

Policia njofton se për të moshuarën ka bërë të hënën kallëzim në Komisariatin e Policisë Peqin nipi i saj. 33-vjeçari kishte denoncuar se e moshuara ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.

Sipas deklarimeve të familjarëve 81-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor./albeu.com/