Selena Gomez: Do martohem me aktorin 68 vjeçar
Selena Gomez është një ndër këngëtaret dhe aktoret më të preferuara dhe të dashura për publikun në mbarë botën.

Në pjesëmarrjen e saj në eventin Festivali Filmit që u mbajt në Kanë, ajo shkëlqeu në tapetin e kuq por shumë aludime u bënë nëpër media për marrëdhënien e saj bashkë me aktorin 68-vjeçar, Bill Murray.

Së fundmi, në llogarinë e saj të Instagramit ka postuar disa foto nga eventi ku shihet e veshur elegante dhe e gjitha me të bardhë. Por, mbishkrimi i saj anash fotos ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

"Herën e parë në Kanë. Jam shumë e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim dhe gjithë aktorët e tjerë. Meqë ra fjala unë dhe Bill Murray do martohemi”- ka shkruar Selena.

Pas këtij lajmi, të gjithë fansat janë vendosur në mendime duke u bërë konfuzë nëse lajmi është i vërtetë apo është thjeshtë një shaka e këngëtares.
Shtuar më 23/05/2019, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori