Këngëtari i njohur Selami Kolonja është shokuar pas qëndrimit në vendin tonë, pasi i ka
ndodhur një situatë e pakëndshme. Pasi e ka
parkuar makinën e tij, ai sëbashku me
familjen është drejtuar për tek "
Syri i kaltërt". Aty ka qëndruar për një orë dhe kur është kthyer tek makina ku e kishte të
parkuar në një vend
publik është shokuar nga ajo që kishte
ndodhur.
"Të dashur miq ! Dje isha me
familjen time tek "
Syri i kaltër (për rreth një orë) s'kishim qënë ndonjëherë më parë dhe u kënaqëm shumë me bukuritë e natyrës mahnitëse që Zoti e ka falur !
Por kur u kthyem tek vetura të cilën e kisha
parkuar në vend
publik, e kishin thyer xhamin dhe kishin marrë sendet tona personale ! U tronditëm shumë nga ky akt i shëmtuar (e sidomos e vogla ime Majsela).
Lajmëruam policinë e Delvinës të cilën e pritëm për rreth 1 orë e gjysëm dhe nuk erdhi në vendin e ngjarjes! Ky reagim që po bej i dedikohet të gjithë atyre që kanë në plan që të shkojnë në atë vend, të bëjnë kujdes me makinat dhe me sendet personale, në të kundërt do ta pësojnë nga vjedhësit e ndyrë dhe pa mëshirë !!!", ka qënë reagimi i tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014,
ora 09:31