Bleona Qereti, ka reaguar mbi një lajm që qarkullonte ngado, mbi të cilën pretendohej se "në rast se Shqipëria do kualifikohej në eleminatoret e Europianit Francë 2016, ajo do ofronte 24 orë seks falas për
trajnerin e përfaqësues kuq e zi De Biasi". Këngëtarja është ndier mjaft e fyer, ndërsa menjëherë i është kundërpërgjigjur me një deklaratë zyrtare, në rrjetin social Facebook.
Sipas saj, jo vetëm që nuk ështe e azhornuar mbi të rejat mbi sportin, por është turpëruese mbi vetë shkrimin dhe
nivelin e gazetarisë. "Përshëndetje të gjithëve! Mora njoftim sot përmes përfaqësuesit tim në Shqipëri, se një lajm i çuditshem po qarkullon për mua në mediat e shkruara dhe ato online.
Me gjithë respektin që kam për Kombëtaren Shqiptare në futboll dhe për
trajnerin e saj, si pasojë e largimit nga
Shqiperia, nuk jam fare e azhornuar mbi lajmet nga sporti.
Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetëm sot u ndesha me emrin e tij dhe kurrë nuk kam deklaruar diçka për të në media. Çfarëdo që të keni lexuar, nuk jam unë. Ky është profili i vetëm zyrtar, i certifikuar edhe nga Google. Do doja shumë që të tregoheshit të kujdesshëm përpara publikimit të lajmeve të tilla.
Më bën vërtet për të qeshur shkrimi i
publikuar, për
nivelin e gazetarisë. Lexova mes rreshtave në lajmin e
publikuar se intervista është dhënë për Albanian American Vision, seriozisht nuk i'a kam fare idenë se çfarë është ky televizion, e jo më të kem thënë diçka për të.
Linku që po postoj më poshtë, është perzgjedhur në menyrë të rastësishme nga dhjetëra qe e kishin percjellë lajmin", shkruan
Bleona. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014,
ora 09:35