E zë poshtë traktori, humb jetën 45-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Sheq në bashkinë e Dimalit, ku një traktor është përmbysur, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

45-vjeçari R.D ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga traktori me të cilin ka qenë duke punuar tokën.

Njoftimi:

Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq të Bashkisë Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 30.08.2023 20:53