“A e ke grua?”, e bija i kërkon llogari Mozzik për marrëdhënien me Kidën (VIDEO)

Mozzik i bëri të gjithë të mendojnë se do martohej këtë verë. Ai përmes disa postimesh të çuditshme dhe misterioze në Instagram shkruante se kishte gjetur një partnere të re dhe aludonte se do i jepte fund beqarisë.

Në fund rezultoi se e gjitha ishte një lëvizje marketingu për këngën e tij të re në bashkëpunim me Kidën. Në videoklipin e këngës ata kanë një skenë ku shfaqen në altar të veshur me vello nusërie e kostumin e dhëndrit.

E kjo gjë duket se nuk i pëlqen aspak Hanës, vajzës së Mozzik. Reperi ka ndarë në mediat sociale një video me të bijën ku e pyet nëse i pëlqen kënga e re. por ajo përgjigjet duke i thënë ‘Jo’, teksa pyet Mozzik ‘Je martuar? E ke grua?”, referuar Kidës në videoklip.

Por, edhe pse Mozzik i shpjegon se ‘kanë bërë shaka’, ajo sërish nuk duket e lumtur.


Shtuar 31.07.2023 11:36