Një nga emisionet më të ndjekura verore do të nisë së
shpejti transmetimin. “Edicioni
Veror”, nën moderimin e Eni Shehut,
rikthehet për të 8-tin vit radhazi në ekranin e “Abc News”.
Ka qenë vetë
Shehu që me anë të një postimi surprizë në Instagram-in e tij ka ndarë promon që lajmëron nisjen e sezonit të ri të programit. Duke e nisur me një retrospektivë me intervistat dhe momentet më të bukura të emisionit, moderatori bën me dije se sezoni i ri do të jetë si kurrë më parë.
Fill pas kësaj bën një hedhje me parashutë, kështu që besoj se kjo i thotë të gjitha.
Shtuar më 17/06/2020,
ora 22:26