Së shpejti dasëm, sa pritet të kushtojë ceremonia e Bleros dhe Afronës (FOTO LAJM)

Blero dhe Afrona kanë lajmëruar se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në 21 shtator të këtij viti.

E sigurisht, përgatitjet për natën speciale kanë filluar që tani. Sipas parashikimeve të tyre, ceremonia do të zhvillohet tek një nga hotelet luksoze në zonën e Ranës së hedhur në Shqipëri.

Blero dhe Afrona kanë vendosur të ftojnë 600 veta dhe të gjithë të ftuarit do të akomodohen për një ditë në hotelin luksoz.

Kjo dasëm pritet që të jetë një nga më të kushtueshmet në botën e shoëbizit shqiptar.

Së fundmi çifti ndodhet në Tiranë ku dhe do të realizojnë fotot e para të dasmës, të gjitha këto foto thuhet se do të shfaqen natën e madhe të dasmës.
Shtuar më 31/05/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori