Ia mori makinën për të rregulluar në servis, i riu nga Fieri “zhduket” me BMW e 57-vjeçarit

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Fier, për vjedhje të një makinë tip BMW.

Mësohet se 57-vjeçari, me iniciale S.A banues në Fier, që kishte në pronësi makinwn, e kishte çuar servis për ta rregulluar.

Por 25-vjeçari me iniciale E.H nuk ia ktheu më makinën.

Njoftimi i Policisë:

“Në datë 03.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 57 vjeç, banues në Fier, se në datën 31.03.2022, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Fier, i ka marë me anë të mashtrimit, me pretendimin për ta rregulluar në servis, automjetin tip “BMW”, të cilin nuk ia ka kthyer më. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.