'S'dinte kush nga ne ishte babai fëmijës', historia e këngëtarit shqiptar me malazezen
Të ftuar në "Xing me Ermalin" janë Agim Gërguri nga grupi Fisnikët dhe Ertila Koka. Ata kanë bashkëpunuar së fundmi për këngën “Ne të dy”, një këngë e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Gjatë emisionit këngëtari Agim Gërguri ka treguar një rast qesharak që i ka ndodhur në Ulqin ku një fëmijë e ka ngatërruar me babain e tij.

Ishim në Ulqin për të kënduar çdo mbrëmje. Një mbrëmje ishim të lodhur dhe me saksofonistin e grupit, Fitimin dolëm të pinim një kafe. Vjen një djalë i vogël, 5, 6 vjeç, i veshur me papuçe dhe ulet ne prehërin tim. ‘Tata’ tha. Në gjuhën malazeze do të thotë ‘Babë’. U habita unë. ‘Unë baba?’ e pyeta. ‘Tata’ tha dhe më përqafoi. Më shkoi mendja për kamera të fshehtë. ‘Nuk jam unë baba’ i thashë.

Ndërkohë aty ishte një kuzhinë dhe kuzhinieri më ngjante shumë, origjinal si unë. E kuptova që më ka ngatërruar. Kuzhinieri i thirri djalit. Ai më shikonte një herë mua, një herë kuzhinierin. Nuk e dinte kush ishte babai. Erdhi gruaja këtij kuzhinierit dhe i tha kush ishte babai”, tregoi këngëtari.

Shtuar më 27/01/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori