Arrestohet mashtruesi që premtonte karta të klonuara bankare, si ranë në kurth 100 persona

Ka rënë në prangat e policisë 23-vjeçari nga Tirana që ka mashtruar rreth 100 persona në Shqipëri dhe në BE.

Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.

23-vjeçari  premtonte nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.

Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove. Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi policisë

U premtonte, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare, vihet në pranga një 23 vjeçar ne Tirane.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “X-Card”

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.

Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove. Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 22.07.2023 08:59