Wijnaldum nuk luan nga vendi, Barcelona hedh sytë nga Thiago

Thiago Alcantara vazhdon të jetë lojtari që bënë Barcelonën të kalkulojë.

Barcelona vazhdon të jetë aktive në merkato, duke mos i mbyllur akoma llogaritë e saj.

Mesfusha vazhdon të jetë reparti ku mund të intervenohet dhe dy emra janë në listë; Georginio Wijnaldum dhe Thiago Alcantara.

Sipas ‘Cat Radio’, nëse asgjë nuk ndryshon, Wijnaldum do të qëndrojë te Liverpool.

Kjo lë të hpaur të gjitha opsionet e Barcelonës për nënshkrimin me Thiago Alcantara.

Kujtojmë se Thiago është në bisedime me Liverpool dhe ‘Reds’ shihen si favoritët për nënshkrimin e tij.


Shtuar 15.09.2020 06:13