Scherzinger dhe Hamilton të lumtur pas ribashkimit (FOTO LAJM)

Pas rikthimit të tyre krah njëri-tjetrit, Nicole Scherzonger dhe Lewis Hamilton duket se janë mjaft të lumtur. 35 vjeçarja është parë duke dalë nga hoteli i saj "Mayfair" për të shkuar drejt studios në Londër. Më pas atje ka mbërritur surprizë Lewis. Lewis kishte mbërritur pak më herët në Londër, ndërkohë që në bagazhet e tij janë parë disa dhurata. Me siguri ato janë për Scherzinger, meqë po afron edhe Shën Valentini.

Nicole nuk ka reshtur së buzëqeshuri kur ka parë Lewis të mbërrijë atje. Pas shumë muajve të ndarë çifti është rikthyer sërish krah njëri-tjetrit.

Më pas ata kanë darkuar në një restorant në qendër të Londrës, ku Hamilton kishte hedhur dorën rreth Nicole. Lewis i bleu një buqetë me lule mjaft të bukura bukuroshes së tij Scherzinger. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori