Sardi gjuan publikisht moderatoren e njohur: Vdeksh se na sëmure

DJ Sardi është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, i cili shumë herë bëhet pjesë e lajmeve rozë për jetën e tij private.

Prej koshësh është përfolur se ai është në një lidhje me një balerinë, mirëpo deri më tani DJ i njohur nuk ka zbuluar asgjë për jetën e tij private.

Për këtë arsye ai vazhdon ende të jetë një nga djemtë më të pëlqyer nga ana e femrave, dhe ngacmimet kundrejt tij janë të shpeshta. Megjithatë edhe Sardi nuk ngurron që të gjuajë publikisht vajzat që i pëlqejnë.

Ai së fundmi ka zbuluar se si çdo djalë tjetër dhe atij i pëlqen moderatorja dhe modelja seksi italiane, Belen Rodriguez. Belen ka publikuar një foto shumë provokuese së fundmi në profilin e saj në Instagram, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti i Sardit shkruan xing.al.

“Eaaa, vdeksh se na sëmure!”, ka skruar ai në koment duke shkaktruar të qeshura tek ndjekësit shqiptar të moderatores.
Shtuar më 28/07/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori