Sara Kapon e pushuan apo iku vetë nga "Top Show"?
Sara Kapo ka shpërthyer kundër të gjitha thashethemeve që qarkullonin për të në lidhje me pushimin nga "Top Show Magazine".

Këto zëra duket se nuk i kanë pëlqyer, aq sa ajo ka zgjedhur që të deklarojë publikisht se është larguar vetë. Pas largimit, Valeri i pyetur nga revista “Who”, u shpreh se problemi nuk qëndronte as tek ai dhe as tek Sara, por dyshja, thjesht nuk funksionoi.

Ndërsa Sara nuk kishte bërë asnjë deklaratë, deri ditën e djeshme që vendosi të shkruajë disa fjalë në InstaStory.

"Më larguat? Zemër, unë u largova vetë! Më falni që nuk mund të jem false. I mbaj gjërat patetike jashtë jetës sime. Dashuri”, ka shkruar ajo. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2016, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori