E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Sara Kapo shuan heshtjen: Ja përse u largova nga "Top Show"
Sara Kapo ka zbuluar për herë të parë arsyen e largimit të papritur nga "Top Show Magazine", për të cilën bëri bujë mjaft të madhe. U aludua shumë, por ajo ka zgjedhur të mos heshtë më dhe të rrëfejë se kush ishte e vërteta.

E ftuar në emisionin "Oktapod" në "Vizion Plus", Sara tregoi për herë të parë arsyet e largimit nga "Top Channel". Sipas Blitz.al, Sara është shprehur se dyshja nuk funksiononte për shkak të saj.

“Ika me lezet. Nuk funksionoi. Mesa duket nuk bëja unë. Unë nuk e kam dashur ndonjëherë televizionin dhe nuk kam qejf ta bëj. Ishte një periudhë e mirë e imja që mund të kisha bërë shumë gjëra, se sa të kisha shkuar ke Top-i. Aty nuk më trajnoi njeri. Edhe fakti që unë nuk di të bëj ngacmime të tipit: "Hë mo, se s’je lidhur ti", ose, "Unë e kam gjoksin më të madh se ty".

Shkëputja ishte ashtu siç ndodh kur je në një marrëdhënie që nuk di si ta lesh tjetrin dhe e bën veten për t’u lënë.

Doja të mbaja marrëdhënie të mira me ta, se janë sjellë mirë. S’e bëja mirë atë punë. Më bëhet qejfi për Albanën dhe Ervinin, por më vjen keq për Valerin.

I kam kërkuar 100 herë falje. Në fillim më thanë do të japësh mendimin tënd aty, pastaj rrugës u ngatërrua e m’u tha që duhet të ngacmoj, gjë që se bëj dot”, ka përfunduar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2016, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori