Sara Kapo sheh ish-të dashurën e partnerit, reagimi i saj na la pa fjalë (VIDEO)
Sara Kapo, vajza e aktores së njohur Ema Andrea, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të projektit të saj më të fundit “Watching you”. E ftuar në emisionin “Një kat më lart” Sara foli për klipin e saj, por edhe për jetën private.

Gjatë një pyetësori për raportin në çift, Sara zbuloi disa tipare të vetes, të cilat, publiku ndoshta nuk ia kishte njohur më parë. A është Sara xheloze, a i bie shpesh telefonit të partnerit?

“Jo, jam me idenë mos i bëj tjetrit atë që s’do të të bëjnë ty. Tirana është shumë e vogël, merren vesh shumë kollaj gjërat. Kam gocat”, tha ajo me të qeshur si për të zbuluar diçka më shumë për raportet apo për “prapaskenat” me të cilat ndoshta është përballur.

Sara me sportivitet tregoi se nuk i ndjek ish-partneret e të dashurit, vetëm në rastin kur ajo mund të jetë më e mirë se Sara. Një nga pyetjet me spec që iu bë Sarës ishte se si do të ndihej ajo nëse ish-partneri i saj do të fliste jo mirë për të në publik.

“Nuk e di, por duhet të presë për një përgjigje, se unë jam pak e sertë. Edhe te videoklipi që duket shumë naiv, ka disa mesazhe shumë të vogla, që nuk e di në i ka kuptuar njeri”, tha ajo.

Gjatë intervistës moderatori e pyeti se cila ishte gjëja me e shëmtuar që ajo ka parë me të dashurin e saj.

“Ish e dashura e tij. Ishte shumë … nuk kam fjetur atë ditë”, tha Sara me ironi.
Shtuar më 05/02/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori