SPAK nisi hetimet për Ilir Metën, cila është padia që mund ta ketë shtyrë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon vënien në dispozicion të formularit të vetëdeklarimit të Metës, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

Struktura e Posaçme argumenton se formulari kërkohet në funksion të një hetimi që ka nisur, pas një procedimi penal Nr. 122, të vitit 2022 për kryetarin e PL.

Sipas burimeve, rezulton se në SPAK e vetmja padi që është depozituar për Metën është ajo e ish-deputetit Halit Valteri, i cili në qershor të këtij viti paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

Ndoshta kjo padi mund të ketë qenë indicje që SPAK të nisë hetimet./albeu.com/


Shtuar 24.08.2022 12:45