Sara Kapo publikon këngën e parë, shëtit me reçipeta në mes të Tiranës (VIDEO)
Pëlqej
Mund ta dinit ose jo, por Sara Kapo ka goxha zë. Dhe për ta ndarë këtë me botën ka sjellë këngën e saj të parë.

“Watching You” quhet projekti i parë i vajzës së Ema Andreas, që ka zgjedhur të bashkëpunojë me Alban Ramosaj për tekstin dhe Beatriksën për muzikën.

Një këngë e rrymës artpop, electropop, gati-gati hipnotizuese, shoqëruar me një klip ku Sara shfaqet rrugëve të Tiranës, pi alkool, tymos cigare, ndërsa gjithçka shikohet nga këndvështrimi i personit që e shoqëron, që në këtë rast është edhe kameramani.

Të dy kalojnë edhe disa momente intime, derisa Sara heq xhaketën dhe shëtit pak vetëm me reçipeta në shëtitoren e Pedonales shkruan anabel.

Aspak keq. Na duhet ta pranojmë, është fiksuese.
Shtuar më 05/01/2018, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori