“Përdoreni me kujdes”, Elon Musk këshillon ukrainasit për shërbimin satelitor Starlink

Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka paralajmëruar ukrainasit që të përdorin shërbimin satelitor Starlink të kompanisë së tij me kujdes.

Musk, i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë, i dhuroi Ukrainës një numër terminalesh interneti satelitor Starlink.

Ai tha se sistemi i komunikimit është i vetmi jo-rus që punon ende në vend dhe paralajmëroi se shanset për t’u shënjestruar janë të larta./albeu.com/


Shtuar 3.03.2022 22:09