Sara Kapo dhe skenat erotike në klip: Më vjen turp nga vetja
Pëlqej
Mund ta dinit ose jo, por Sara Kapo ka goxha zë. Dhe për ta ndarë këtë me botën ka sjellë këngën e saj të parë.

“Watching You” quhet projekti i parë i vajzës së Ema Andreas, që ka zgjedhur të bashkëpunojë me Alban Ramosaj për tekstin dhe Beatriksën për muzikën.

E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites "Rudina", Sara Kapo ka folur më shumë rreth planeve të saj për tu identifikuar edhe implementuar në fushën e muzikës si një këngëtare stili.

Ajo ka folur më shumë edhe për mesazhet që përcjell videoklipi, aty ku përzihet adrenalina, sensualiteti, çmenduria , origjinaliteti etj.

"Hajde, shtrihemi në tokë, qeshim dhe bëjmë gjëra të tilla"- Kjo ishte ideja origjinale që doja të përcillja nëpërmjet videoklipit është shprehur Sara.

"Më vjen shumë turp nga vetja, por e kam të vështirë të këndoj shqip, duke qenë se kam 9 vite që kam bërë shkollën e mësimin në anglisht. Nuk është se jam krenare për këtë, por edhe e RNB si rrymë muzikore është e vështirë ta krijosh në shqip"- tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori