Sara Hoxha zbulon eksperiencën e "çmendur", por të gjithëve u mbetën sytë te foto me Ledrin (FOTO LAJM)
Këtë muaj, Ledri Vula zgjodhi ta nisë ndryshe.

Ai pranoi për herë të parë publikisht historinë e shumëpërfolur të dashurisë me Sara Hoxhën me anë të një fotoje që çmendi rrjetin.

foto çifti shfaqej duke u përqafuar dhe mijëra komente vërshuan.

Nga ai moment, ata nuk fshihet më dhe tashmë mund t’i shohim lirshëm bashkë.

Së fundmi Sara ka publikuar në Instagram disa foto nga një eksperiencë e frikshme që ka kaluar me Ledrin teksa ndodheshin me pushime në Dubai.

“Nëse ju tërheq dhe ju frikëson në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se duhet ta bëni. Kjo ishte gjëja më e frikshme dhe më emocionuese që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Gjithashtu përvoja më e mirë deri më tani. Kush nga ju do ta bënte?”, ka shkruar Sara në Instagram dhe pas shihet edhe Ledri Vula.

Shtuar më 08/04/2020, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori