Sara Hoxha përballet me rrjetin: Ke bërë operacione plastike
View this post on Instagram

last night✨

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on


Sara postoi një foto në llogarinë e saj të Instagram-it, ku ndjekësit nuk vonuan t'i vinin në pah "ndryshimet" e ndodhura në fytyrën e saj nga operacionet plastike.

"Ti ishe e mrekullueshme përpara, ashtu je dhe tani, por atëherë ishe origjinale. Tiparet në fytyrën tënde kanë ndryshuar shumë. Kujdesi për veten si brenda dhe jashtë janë të nevojshme dhe të rëndësishme. Ji krenare për tiparet e fytyrës tënde dhe çfarë ke marrë nga prindërit e tu. Ji origjinale dhe jo një prodhim mase."

Në përgjigjen e saj, Sara i kujtoi se ndryshimi thelbësor i saj ka qenë trupi që në moshën 18-vjeçare, prandaj shumë tipare të fytyrës kanë marrë tjetër formë që atëherë.

"E di se çfarë po thua. Edhe unë mendoja si ty dikur. Unë kam ndryshuar komplet trupin që kur isha 18-vjeç. Isha më delikate atëherë sesa tani. Kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi, prandaj dyshoj se botoksi apo fillera-t kanë më shumë rëndësi. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat rroba dhe jemi pjesë e një platforme të mbushur me prodhim për masën. Pse duhet të insistoj kaq shumë tek të qënit "origjinal" kur mund të kujdesem për diçka që do të më bëjë të ndihem më mirë me veten? Të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre, e imja qëlloi të kishte pak juvaderm."- shkruan Hoxha.

Shtuar më 14/08/2020, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori